Maqedoni Veljanovski konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv- ministrave të BDI-së

Veljanovski konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv- ministrave të BDI-së

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski në seancën e sotme plenare konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv- ministrave të BDI-së.

Gjatë ditës pritet Veljanovski të thirr seancë të re ku në rend dite do të vendoset pika për emërimin e ministrave të ri.

Edhe atë: Festim Halili është propozuar për postin e zv- kryetarit të Qeverisë për çështje evropiane, Arbër Ademi për zv- kryetar i Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Valdet Xhaferi për ministër i drejtësisë, Pishtar Lutfiu për arsim dhe shlencë, Driton Kuçi për ekonomi, Bashkim Ahmeti për ambient jetësorë dhe planifikim hapësinor, Shyrete Elezi për ministre e vetëqeverisjes lokale si dhe Arlind Zeqiri për ministër pa resor për investime të huaja.