Maqedoni Vanhojte për VMRO DPMNE-në: Muzeu i VMRO-së nuk është në listën e...

Vanhojte për VMRO DPMNE-në: Muzeu i VMRO-së nuk është në listën e vendeve të mija turistike

Ndërmjetësi belg në bisedime Piter Vanhojte mbrëmë përmes profilit të tij në Twitter iu përgjigj VMRO DPMNE-së ndaj vendimit të tyre për ndërprerjen e bashkëpunim dhe se ai është si çdo turist i rëndomtë në vendin tonë.

Vanhojte në Twitter shkroi se planifikon të shkruan ciceronë turistik dhe pyet ku është muzeu i VMRO DPMNE pasi nuk është në hartën e tij turistike.

 

Nga VMRO DPMNE mbrëmë pas dështimit të bisedimeve deklaruan se ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me ndërmjetësin belg për shkak të ofendimeve të tija ndaj partisë dhe popullit të RM-së.