Bota Ballkan Cipras me ultimatum: Ose zgjidhje e qëndrueshme ose JO e madhe për...

Cipras me ultimatum: Ose zgjidhje e qëndrueshme ose JO e madhe për kërkesat evropiane

Kryeministri grek, Aleksis Cipras vuri fund spekulimeve për zgjedhje të parakohshme në Greqi, por edhe qëndrimit se qeveria greke do t’i shkel vijat e kuqe. Në takimin e djeshëm me anëtarët e qeverisë në kabinetin e kryeministrit, Cipras ka theksuar se duhet harrohen të gjithë idetë dhe bisedimet për zgjedhje të parakohshme dhe referendum nëse marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë nuk janë në përputhje me kërkesat greke.

“Harroni çdo ide për zgjedhje dhe referendum. Qeveria para pak kohe mori mandat nga populli, nga shumica e popullit grek dhe me këtë ka shumicë komforte në parlamentin grek”, deklaroi Cipras.

Kryeministri grek ka theksuar se populli i ka vendosur që të ballafaqohen me sjelljen e vendimeve të mëdha, duke komentuar se të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm se bisedimet me kreditorët nuk do të jenë diçka e lehtë.

Cipras ka vendosur ultimatum: ose zgjidhje të qëndrueshme për Greqinë ose refuzim të çfarëdo marrëveshje që mund ta fundos Greqinë.