Maqedoni Thaçi dhe Robert de Groot në Tetovë diskutuan krizën politike

Thaçi dhe Robert de Groot në Tetovë diskutuan krizën politike

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, Robert de Groot dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp, thuhet në njoftimin drejtuar nga zyra për informim e PDSH-së.

”Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin” theksohet në njoftimin e kabinetit të Thaçit.