Maqedoni Stoltenberg: Janë grumbulluar nënshkrimet, presim autoritetet të përmbushin hapin e ardhshëm

Stoltenberg: Janë grumbulluar nënshkrimet, presim autoritetet të përmbushin hapin e ardhshëm

“Pas përpjekjes për formimin e Qeverisë, në përputhje me kërkesat e vërtetuara nga presidenti, tani janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshëm nga deputetët. Presim autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e ardhshëm në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën me shkrim të sekretari të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtshim në deklaratat dhe veprimet që të marrin vendim të dobishme për qytetarët.

“Në Samitin e Varshavës në korrik të vitit 2016, NATO u bëri thirrje të gjitha partive politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që plotësisht t’i zbatojnë obligimet sipas Marrëveshjes së Përzhinës, si kornizë për zgjidhje stabile e krizës politike. Zgjedhjet e dhjetorit nga vëzhguesit ndërkombëtarë u definuan si hap esencial për tejkalimin e krizës. Zgjedhjet u vlerësuan si mirë të organizuara dhe pa incidente më të mëdha. NATO ngel e përkushtuar në anëtarësimin e IRJM-së në Aleancë, në përputhje me vendimin e Samitit të Bukureshtit në vitin 2008-të dhe deklaratat e aleatëve në samitet e radhës të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

Dje edhe euro- komisari për zgjerim Johanes Han deklaroi se pasi janë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme, pret presidenti të jep mandatin për qeverinë e re.