Maqedoni Departamenti i shtetit: Marrëveshje e Përzhinos është mënyra më e mirë për...

Departamenti i shtetit: Marrëveshje e Përzhinos është mënyra më e mirë për dalje nga kriza politike

Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se Marrëveshja e Përzhinos është mënyra e vetme për dalje nga kriza politike në Maqedoni dhe ju bëri thirrje partive të vazhdojnë me zbatimin.

“I inkurajojmë liderët e vendit të mbi-ndërtojnë përparimin që tanimë e arritën me zbatimin e marrëveshjes politike prej 15 korrikut që në fakt paraqet mënyrë të mirë për dalje nga kriza” deklaroi zëdhënësi i departamentit të shtetit, Xhon Kirbi duke shtuar se partitë i kanë tejkaluar afatet për arritjen e marrëveshjes.

Kirbi tha se liderët  e vendit në të kaluarën kanë bërë hap të rëndësishëm me emërimin e prokurorit special publik, por se është e nevojshme t’i sigurohen resurset e nevojshme.

“Partitë politike nuk duhet të ndikojnë apo bllokojnë punën e prokurorit publik” tha Kirbi.

Departamenti amerikan i shtetit shprehi shpresë se grupet e punës të partive politike do t’i vazhdojnë bisedimet, se në vend të parë do t’i vendosin interesat e shtetit para atyre personale dhe se do të angazhohen Maqedonia të vazhdoj rrugën euro- atlantike.