Maqedoni Javën e ardhshme vizitë e re e përfaqësuesve evropiane në Maqedoni

Javën e ardhshme vizitë e re e përfaqësuesve evropiane në Maqedoni

Më 22 prill në Maqedoni do të udhëtojnë anëtarët e grupit punues të Këshillit të BE-së, e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, konfirmojnë shërbimet e Brukselit.

Vizita e përfaqësuesve të Këshillit është shenjë shtesë për shqetësimin e BE-së për krizën politike në Maqedoni sepse kjo është drejtpërdrejtë propozim nga vendet- anëtare të BE-së.

Maqedonia me siguri do të përmendet edhe në konkludimet e Këshillit të ardhshëm të ministrave të punëve të jashtëm të BE-së, që do të mbahet më 30 dhe 21 prill në Luksemburg.

Propozimi që Maqedonia të jetë pjesë e konkludimeve vjen nga vendet si Sllovenia, Suedia dhe Bullgaria.

Sipas diplomatëve të vendeve- anëtare, BE po humb durimin për shkak të Maqedonisë.

Gjatë kësaj jave pritet të qartësohet çfarë do të përmbajnë konkludimet e Këshillit.