Maqedoni LSDM: Gruevski pranoi se ka frikë nga prokurori special publik

LSDM: Gruevski pranoi se ka frikë nga prokurori special publik

LSDM-ja opozitare reagoi ndaj deklaratave të sotme të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së në lidhje me ngjarjet e fundit politike. Sipas LSDM-së, Gruevski e ka tashmë të qartë se Zvrlevski tërë jetën nuk mund t`ia fsheh krimet.

“Nikolla Gruevski sot publikisht e pranoi se rasti Puc është politikisht i montuar dhe e pranoi frikën nga prokurori i ri special.
Kjo d.m.th se Gruevski e di se nuk ekziston vepër me emrin Puc, përderisa prognozon se prokurori i ri special do ta hedh poshtë veprën Puc. Te prokurori i ri special shkojnë të gjitha lëndët në lidhje me bisedat e përgjuara dhe përmbajtjet prej tyre e kjo gjë është e dhimbshme për Nikolla Gruevksin, por këtë gjë ai është dashur ta mendoj para se t`i bëjë skandalet.
Në mënyrë naive Gruevski ka shpresuar se Marko Zvrlevski pafundësisht do ta fsheh, dhe ai në mënyrë komode tërë jetën do t`i torturoje qytetaret e Republikës së Maqedonisë.
Kur jemi te rregullimi i gjendjeve në media, përkujtojmë se kjo gjë është obligim nga Raporti i grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, e cila konstatoi se edhe përskaj servisit audio vizual, vendi ka krizë mediale”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e LSDM-së.