Maqedoni PSP kontrollon pronat e zyrtarëve dhe kompanive për hetimet financiare

PSP kontrollon pronat e zyrtarëve dhe kompanive për hetimet financiare

Prokuroria Speciale është duke zhvilluar kontrolle të hollësishme të pronave ndaj një numri të madh të personave dhe kompanive, për nevojat e hetimeve financiare që i ndërmerr, njoftuan sot nga PSP.

“Pranë kësaj Prokurorie Publike zhvillohet disa procedura para- hetimore që kanë për qëllim zbatimin e hetimeve financiare kundër një numrit të madh të personave fizik dhe juridik. Synimi i këtyre procedurave para- hetimore është që të kontrollohet gjendja pronësore e të gjithë personave ndaj të cilëve janë hapur procedura dhe puna e tyre e përgjithshme financiare. Kontrollimi i gjendjes pronësore nënkupton kontroll të hollësishëm për pronën e përgjithshme që personat mund ta posedojnë edhe atë, pronat e tundshme dhe të patundshme”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Prej atje njoftojnë se janë dërguar numër i madh i kërkesave deri tek institucione të ndryshme, ku është theksuar se të dhënat e kërkuara lidhen me procedurat para- hetimore.

“Apelojmë institucionet e shtetit të marrin masa me të cilat do të pamundësohet publikimi publik i të dhënave për procedura para- hetimore të cilat, sipas dispozitave ligjore, janë sekrete. Është e palejueshme institucionet shtetërore t’u mundësojnë shqyrtim personave për të cilat zhvillohen kontrolle në llojin e karakterit të kontrolleve që i realizon kjo Prokurori Publike, sipas autorizimeve dhe dispozitave ligjore”, thonë nga PSP.