Maqedoni Negociatat vazhdojnë më 29 qershor

Negociatat vazhdojnë më 29 qershor

Tentativa e fundit për marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e krizës politike do të zhvillohet më 29 qershor në Shkup. Ky është rezultati i sotëm pas takimit 1 orësh të 4 liderëve politik, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, me ndërmjetësimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian Aivo Orav dhe të SHBA-ve Xhes Bejli.

Në njoftimin e përbashkët para gazetarëve thuhet:

‘Ne liderët e partive kryesore politike sot u pajtuam që ta riafirmojmë zotimin tonë ndaj Marrëveshjes së 2 qershorit si dhe të vazhdojmë me bisedimet për implementimin e plotë të saj në nivel liderësh më 29 qershor. Ne gjithashtu përkrahim menaxhimin transparent nga ana e BE-së me tekstin e kësaj marrëveshje si dhe me të gjitha rekomandimet specifike në lidhje me reformat sistemore në fushën e sundimit të së drejtës, që do të zbatohen në interes të të gjithë qytetarëve’