Maqedoni Poposki: Sa mirë do të ishte Plevneliev të ishte si Zhelev para...

Poposki: Sa mirë do të ishte Plevneliev të ishte si Zhelev para 25 viteve

Para 25 viteve, pranimi i parë i Republikës së Maqedonisë si të pavarur dhe sovrane erdhi nga Sofja e “më pas vijuan miqësi tjera”, shkroi sot ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Poposki në Facebook, duke shprehur “falënderim nga Maqedonia për Bullgarinë”.

Poposki më tej thekson se ish presidenti i Bullgarisë, Zhelu Zhelev ka pasur ndjenjë demokratike dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë, duke shtuar se ka qenë e bukur që një gjerësi të tillë të kishte treguar edhe presidenti i fundit bullgar, Rosen Plevneliev.

…”(Zhelu Zhelev v.j) dha mbështetje të parezervë në momente t rënda për fqinj siç jemi ne. Pa dyshim njeri i madh i cili meriton tërë respektin tonë. Ato ishin kohëra tjera, njerëz tjerë. Sa do të ishte mirë që edhe ky tani që deri para pak kohe e kishte po të njëjtin funksion, Plevneliev të kishte gjerësinë e tij, vizionin dhe respektin për popullin e një shteti fqinj. Të tregoj fuqi dhe urtësi dhe të zgjedh mesazh paqeje, shtrirjen e dorës që të gjithë të jemi në familjen evropiane sa më shpejtë. Kjo sigurisht që është më e dobishme sesa ndjekja e miteve, krijimi i kërcënimeve të rrejshme dhe nxitja e frikësimeve. Në fund të ditës, të gjithë jemi njerëz që kërkojnë rahati, mirëqenie dhe respekt nga të afërmit. Pikërisht ashtu siç jemi”, shkruan në profilin e tij ministri Poposki duke shtuar se “liderët janë për të na treguar rrugën që na çon në këtë drejtim e jo që të na kthejnë mbrapa”.

Republika e Bullgarisë në krye me ish presidentin Zhelu Zhelev e para e pranoi Maqedoninë nën emrin kushtetues më 15 janar 1992.

Rosen Plevneliev funksionin e presidentit të shtetit bullgar e kreu deri më 19 janar të këtij viti, kur këtë post e mori presidenti i ri Rumen Radev.