Hetimi i policisë për rastin “Ngjala”, siç informojnë nga MPB-ja, ka zbuluar rrjet të ndërlikuar korruptues të bizneseve, për të cilat të dyshuarit ish prefekti i Ohrit, bashkëpunëtorët e tij të afërm dhe drejtues të kompanive ndërtimore, të cilat kanë qenë të privilegjuara në procedurat e furnizimeve publike në Komunën e Ohrit.
Sipas informacioneve të MPB-së, të dyshuarit në periudhën e vitit 2007 deri në vitin 2013, kanë dëmtuar buxhetin komunës me shumë prej 785.000 eurosh.
Siç është konfirmuar me hetimet e deritanishme grupi ka përvetësuar 2,4 milionë euro, prej të cilave 37.000 euro,sipas denoncimit ka përvetësuar Petreski. Përveç kësaj, ky grup dyshohet se ka larë, përkatësisht në promet legal ka lëshuar 261.000 euro, kurse ish prefekti denoncohet se ka pranuar ryshfet prej dy personave me vlerë prej 12. 000 euro.
Sipas policisë, kompanive dhe personave fizik, të cilët kanë patur status të privilegjuar gjatë ndarjes së tenderëve, iu është paguar shumë prej 29 milion eurosh, kurse kreditorëve të cilëve komuna e Ohrit iu ka mbetur borxh për shkak të xhiro- llogarisë së bllokuar të komunës, janë dëmtuar me shumë të përgjithshme prej 14 milion eurosh.