Maqedoni Osmani: Demantoj spekulimet për marrëveshje për koalicion me cilëndo parti

Osmani: Demantoj spekulimet për marrëveshje për koalicion me cilëndo parti

Demantoj të gjitha spekulimet që dolën nëpër media për marrëveshje eventuale mes BDI-së dhe ndonjë partie për përbërje të re qeveritare, këto janë spekulime të kulluara, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili për kohë të shkurtë doli nga takimi i kryesisë partiake në Reçicë të Vogël për t’i demantuar informacionet që dolën nëpër media e që kanë të bëjnë me koalicion eventual mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Ai theksoi se BDI ende po diskuton pesë propozimet “për” ose “kundër”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse po shqyrtohen edhe propozimet e partive tjera të dorëzuara deri në BDI, Osmani deklaroi se po shqyrtohen të gjitha propozimet së bashku me Platformën e BDI-së.

Nëse sonte do të ketë vendim final, Osmani nuk deshi të saktësojë. Takimi i Kryesisë qendrore të BDI-së ende po zgjat dhe nuk ka paralajmërim kur do të përfundoj.

Në ndërkohë, “Telma” shkruan se ka filluar takimi i VMRO DPMNE-së me partnerët e koalicionit.