Maqedoni Orban: Me Maqedoninë në BE dhe NATO, do të plotësohet vrima e...

Orban: Me Maqedoninë në BE dhe NATO, do të plotësohet vrima e Ballkanit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot në Budapest deklaroi se Hungaria do ta mbështet Maqedonisë për aderim në BE dhe NATO, me çka siç tha, do të plotësohet vrima e Ballkanit.

Orban pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski deklaroi se në interes të Hungarisë është çdo shtet i Ballkanit të jetë pjesë e BE dhe NATO.

Kryeministri i Hungarisë tha se vendi i tij angazhohet për “zonë të vetme ekonomike dhe të sigurisë dhe se për momentin ekziston zbrazëtisë mes Hungarisë dhe Greqisë”.

Gruevski shtoi se vendi disa vite me radhë është e gatshme për aderim për në BE dhe është e gatshme për integrim.