Maqedoni Orav: Maqedonia ka problem me demokracinë, lirinë dhe drejtësinë

Orav: Maqedonia ka problem me demokracinë, lirinë dhe drejtësinë

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, deklaroi se shteti ka probleme serioze në pikëpamjen e vlerave të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të cilat po i promovon Bashkimi Evropian.

Orav në debatin “BE duhet të zgjerohet dhe t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor” tha se momentet e vetme pozitive nga viti i kaluar për vendin janë protestat e qeta anti- qeveritare dhe ajo se liderët politik kanë treguar gatishmëri të bisedojnë për tejkalimin e krizës në vend”, shkruan “Nova tv“.

“Sot në vendin tuaj ka shumë probleme, dëshironim ta kthejmë fokusin nga raporti i tetorit kur tentuam t’i theksojmë problemet në gjyqësorë, drejtësi, korrupsion dhe lirinë e fjalës. Ky vend është kandidat dhe duam të jetë e gatshme për anëtarësi- tha Orav.

Muajt e kaluar raportuesit për vendin tonë kanë tentuar të gjejnë fakte pozitive për Maqedoninë që do t’i vendosnin në raportin për avancimin e vendit që duhet të jetë gati deri më 31 gusht ndërsa Orav tha se javën e kaluar kanë ndodhur disa gjëra pozitive.

Midis tyre kanë qenë formimi i Këshillit të sigurisë që e organizoi presidenti Gjorgje Ivanov, pastaj protestat anti- qeveritare, për të cilat tha se kanë qenë të qeta dhe civile, pastaj takimet e liderëve si dhe takimi në Strasburg mes Zaev dhe Gruevskit.