Maqedoni Prokuroria nuk ka koment për kërkesën e GNK-së për hetim ndërkombëtarë për...

Prokuroria nuk ka koment për kërkesën e GNK-së për hetim ndërkombëtarë për Kumanovën

“Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit çdo ditë ndërmerr masa dhe aktivitetet në lidhje me ngjarjet e Kumanovës gjatë zbatimit të aksionit policor. Duke pasur parasysh vëllimin e materialit, procedura hetimore është në rrjedhë e sipër. Prokuroria në interes të hetimit nuk mund të jep detaje. Kur do të krijohen kushte, opinioni do të njihet me këto të dhëna”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë publike në pyetjen e “Meta”.

Megjithatë, nga Prokuroria nuk kanë koment për rekomandimin e GNK për hetim të përbashkët mes Maqedonisë dhe Kosovës, për ngjarjet në Kumanovë, me ndihmën e ekspertëve nga BE-ja dhe SHBA-ja, edhe pse “Meta” dërgoi pyetje për atë se cili është qëndrimi i Prokurorisë publike në lidhje me rekomandimin për hetim të përbashkët dhe nëse Prokuroria është e hapur dhe do të pajtohej me një hetim të tillë.