Maqedoni MPJ kërkon Beogradi urgjentisht të heq referencën IRJM nga llogaritë e pikave...

MPJ kërkon Beogradi urgjentisht të heq referencën IRJM nga llogaritë e pikave pagesore

Ministria e jashtme e Maqedonisë ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit urgjentisht të ndërrojnë referencën e shtetit tonë nëpër llogaritë fiskale të pikave pagesore në Serbi, njoftojnë nga MPJ.

“Ministria e jashtme e RM-së përmes rrugës diplomatike kërkon korrigjim urgjent për ndërrimin e Republikës së Maqedonisë nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin që vjen si rezultat i paraqitjes së Republikës së Maqedonisë me shkurtesë nëpër pikat doganore të Serbisë.

Nga MPJ shtojnë se përdorimi i referencës dhe shkurtesës nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e vendosura diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë.

“Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se ky provokim që i prek ndjenjat e maqedonasve nuk është pasqyrim i fqinjësisë së mirë. Është e turpshme të emërohemi me terme ofenduese si fqinj”, thonë nga MPJ.

Para disa ditëve në Twitter u paraqit fotografi nga një llogari e dhënë nga doganat e Serbisë në Preshevë, ku në vend se Maqedoni shkruan IRJM.

“Meta” të martën kërkoi përgjigje edhe nga ndërmarrja publike serbe “Serbia Pat” se prej kur Maqedonia nëpër llogaritë e pikave pagesore figuron si IRJM, por tani për tani nuk kemi përgjigje.