Maqedoni MPJ-ja ruse: Pohimet se Lavrov ka komplotuar ndarjen e Maqedonisë janë provokim

MPJ-ja ruse: Pohimet se Lavrov ka komplotuar ndarjen e Maqedonisë janë provokim

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë ku gjoja po bën komplot ndarjen e Maqedonisë, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse në tekstin e redaksisë së “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase me titull “Propozimi i Rorabaker- version i një propozimi të vjetër rus?”

“Kemi vërejtur se në shkrimin e edicionit të “Dojçe Vele”në maqedonisht, ideja për ndarjen e Maqedonisë në mënyrë të paparë po tentohet t’i atribuohet ministri të jashtëm rus, Sergej Lavrov. Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Përkundrazi, ai ashpër dënon këto spekulime”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Prej atje thonë se “është e qartë që ky fiksion është provokim i kulluar, synimi i të cilit është të prish imazhin e Rusisë në Ballkan dhe më shumë të “nxeh” situatën në Maqedoni”.

“Involvimi i pacipë i ish administratës së SHBA-së dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë, përdorimi i metodave shkatërruese siç ishte “revolucioni laraman” në tentativën që të imponohet plan për formimin e Qeverisë, përkundër qëndrimit të qytetarëve të e deklaruan në zgjedhjet e 11 dhjetorit vitin e kaluar, nuk u hodhën poshtë nga botuesi i përmendur. Jemi të bindur se hapat e këtillë në fund do të sjellin prishjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme ruse.