Maqedoni Mogerini kërkoi falje: Prej lodhjes na ka quajtur Maqedoni

Mogerini kërkoi falje: Prej lodhjes na ka quajtur Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogerini kërkoi falje që javën e kaluar në konferencën e shtypit e ka përdorur emrin “Maqedoni” në vend të FYROM.

-Çdoherë e përdori termin FYROM. Ndonjëherë, në veçanti kur 24/7 ballafaqoheni me kriza dhe keni “xhetleg” bëhen gabime. Kërkoj falje për këtë. Çdoherë mbahem tek emri i pranuar zyrtar dhe për këtë, gjithashtu, bisedova me autoritetet greke- tha Mogerini.

Autoritetet greke, euro- deputetët dhe mediumet javën e kaluar menjëherë reaguan ndaj përdorimit të emrit kushtetues të R. së Maqedonisë, duke theksuar se është e papranueshme të mos përdoret referenca FYROM.

-I bëjmë thirrje Mogerinit menjëherë të korrigjoj gabimin dhe të jetë më e kujdesshme në të ardhmen kur do të merret me terma të ndjeshme për tërë popullin grek dhe në mënyrë flagrante shkelin të vërtetën historike- theksoi Manolis Kefalojanis në reagimin ndaj Mogerinit.