Maqedoni Të rinjtë konsiderojnë se Maqedonia nuk është e gatshme për hyrje në...

Të rinjtë konsiderojnë se Maqedonia nuk është e gatshme për hyrje në BE

Mbështetja për anëtarësinë e Maqedonisë në BE është edhe më tej e madhe dhe e pandryshuar në krahasim me marsin e vitit 2014. Megjithatë, faktori “ndryshim i emrit” të shtetit tek një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve është me ndikim gjatë mbështetjes së tyre për procesin euro- integrues, tregon anketa në terren për integrimin e Maqedonisë në BE, që e realizoi Instituti për demokraci “Sociates civilis”.

Sipas anketës, shumica e qytetarëve e mbështetin hyrjen në BE pa lëshuar pe në çështjen e emrit (58,8%) ndërsa rreth një çerekut mbështetin hyrje madje edhe me lëshim pe lidhur me emrin (23,8%). Një pjesë e vogël fare nuk e mbështetin anëtarësinë e Maqedonisë në BE (13,6%)

Një numër i madh i të anketuarve konsiderojnë se Maqedonia ka avancuar pak apo fare (57,3%) në integrimet drejt BE-së ndërsa shumica konsiderojnë se Maqedonia nuk është e gatshme për BE. Ky qëndrim është më i përhapur në mesin e të rinjve mes 18 deri 29 vjet. Krahasuar me vitin 2014, këtë vit shënohet rritje në mendimin se arsyeja kryesore pse Maqedonia ende nuk është pjesë e BE është mos- realizimi i reformave vendore.

Sondazhi është bërë në suazat e projektit “Rrjeti civil për pengimin e konfliktit të interesave në administratën publike”.