Maqedoni Milloshoski: Bisedimet janë serioze, bëjmë çdo gjë që mundemi

Milloshoski: Bisedimet janë serioze, bëjmë çdo gjë që mundemi

Bisedimet janë serioze, bëjmë çmos që të arrijmë zgjidhje, tha deputeti i VMRO DPMNE, Antonio Milloshoski para fillimit të takimit të sotëm të grupeve të punës për emërimin e prokurorit special që po mbahet në Klubin e deputetëve.

Në takim me përfaqësuesit e LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH janë edhe lehtësuesi belg Piter van Hojte, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadori i BE-së, Aivo Orav.

Sot është dita e fundit për marrëveshje eventuale lidhur me prokurorin special publik.