fbpx

Kompania turke “Purplast” do të investojë deri 12 milionë euro dhe do të hapë 300 vende të reja pune

-

Drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Aleksandar Mlladenovski dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë turke “Purplast” Mehmet Shishmanogllu, sot në Qeveri kanë nënshkruar marrëveshje për qiramarrje shumëvjeçare të tokës ndërtimore në ZZHTI Shkup 2, njofton Meta.mk.

Kompania “Purplast” ka marrë me qira 26.266 metra katrorë në zonën në Bunarxhik, kurse fabrika që do të fillojë të ndërtohet së shpejti është fabrika e tyre e parë jashtë Republikës së Turqisë.

Kompania ka përvojë 40 vjeçare në prodhimin e komponentëve për industrinë e automjeteve.

“Kompania punon në industrinë e automjeteve, kurse produktet e saj i eksporton në 36 vende në botë. Në kapacitetin industrial ZZHTI Shkup 2, investuesi do të prodhojë maska plastike dhe komponentë tjerë nga plastmasa për kompaninë Van Holl dhe shumë kompani tjera të cilat prodhojnë autobusë, si dhe për kompani tjera”, ka bërë të ditur Mlladenovski.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Purplast”, Mehmet Shishmanogllu ka theksuar që ky investim është i pari që realizohet në një shtet tjetër dhe ka theksuar që është veçanërisht i kënaqur që nënshkrimi i marrëveshjes është duke ndodhur në ditë kur shënohet Dita e Republikës, përkatësisht 96 vite nga formimi i shtetit bashkëkohor turk.

Kompania “Purplast”  ka 500 punonjës në katër fabrika në Republikën e Turqisë, e cila produktet e saj i eksporton në 36 vende, kurse bashkëpunon me kompani të njohura botërore sikur “Mercedes”, “Volvo”, “Skania”, “BMW”, “Fiat” dhe kuptohet “Van Holl”. Planifikojmë që investimi fillestar të jetë pesë milionë euro dhe të hapim 100 vende të reja të punës, derisa investimet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohen në më shumë faza pritet të arrijnë shumën prej 12 milionë euro dhe rreth 300 vende të reja pune. Fabrika të cilën do ta ndërtojmë në Maqedoni, do të jetë qendra kryesore logjistike për në Evropë”, thekson Shishmanogllu dhe ka shtuar se pret që hapja e fabrikës do të përputhet me shënimin e 40 vjetorit të kompanisë që do të ndodh në vitin 2020.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.