Maqedoni LSDM: Evropa e sheh se Ivanov nuk sillet në mënyrë demokratike dhe...

LSDM: Evropa e sheh se Ivanov nuk sillet në mënyrë demokratike dhe arsye të shëndoshë

Evropa dhe bota e sheh se sjellja e Gjorge Ivanov nuk bazohet në parimet demokratike dhe arsyen e shëndoshë dhe për këtë i këtillë është mesazhi i liderëve të BE, që në Maqedoni e solli kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thuhet në reagimin e LSDM pas konferencës së përbashkët të Ivanov dhe Tusk.

“Gjorge Ivanov nuk guxon të mbroj kriminelët dhe patjetër duhet të lejoj kalim të qetë të pushtetit. Me sjelljen e këtillë, Ivanov paraqet kërcënim direkt për interesat e R. së Maqedonisë. Ivanov dhe Gruevski nuk guxojnë më të punojnë në krijimin e shtetit binacional dhe ta bllokojnë bashkimin, sidomos kur kjo është e theksuar për avancimin e Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti shtojnë se BE dhe NATO janë përcaktimet strategjike të qytetarëve të Maqedonisë ndërsa proceset reformuese janë prioritet në “programin e qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare”.