Maqedoni KSHZ sot vendos për hapat e mëtutjeshëm

KSHZ sot vendos për hapat e mëtutjeshëm

KSHZ pritet sot të mbaj takim pune ku do të diskutoj se si do të veproj më tutje, pasi konfirmoi se në zgjedhjet e 5 qershorit do të merr pjesë vetëm një koalicion.

Nisma për këtë takim pune është e anëtarëve të Komisionit nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së ndërsa nga epilogu i takimit të sotëm do të varet nëse kjo pikë do të gjendet në seancë publike të Komisionit.

Mbrëmë KSHZ pa short vërtetoi se VMRO DPMNE në letrën e votimit do të jetë nën numrin 1.

Në letër nuk ka parti tjera, duke pasur parasysh se LSDM i tërhoqi listat e kandidaturave ndërsa partia e Janko Baçev është larguar nga zgjedhje pasi nuk janë rregulluar parregullsitë në afatin ligjor të KSHZ-së.

Nikolla Gruevski njoftoi se pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe pas formimit të Kuvendit të ri, do të mbahen sërish zgjedhje tjera.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi se përbërja e tillë parlamentare nuk do të pranohet.