Maqedoni Kocijanciq: Ligji u tërhoq, partitë sa më parë të merren vesh për...

Kocijanciq: Ligji u tërhoq, partitë sa më parë të merren vesh për reformat zgjedhore

Komisioni Evropian i porositi sot partitë politike në Maqedonisë që sa më shpejtë të merren vesh për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Komisioni e di që partitë nuk kanë arritur marrëveshje mbrëmë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor por bisedimet vazhdojnë edhe sot. Komisioni e ndjek nga afër zhvillimin e negociatave dhe pret që partitë të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë” thotë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq.

Nga Komisioni Evropian nuk deshën ta komentojnë propozim lidhur për ndalesën e “bombave” e as spekulimet nëpër media se komisari për zgjerim Johanes Han mbrëmë u ka telefonuar liderëve të partive për tu thënë që të merren vesh, pas dështimit të arritjes të së njëjtës.

“Komisioni e di që propozim-ligji është tërhequr nga Parlamenti” dekalroi Maja Kocijanciq.