Maqedoni Kocijançiq pas vendimit të LSDM-së: Çdo parti është përgjegjëse për hapat e...

Kocijançiq pas vendimit të LSDM-së: Çdo parti është përgjegjëse për hapat e vet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq sot ka reaguar lidhur me vendimin e partisë opozitare të LSDM-së që të ngrij pjesëmarrjen e vet në Kuvend derisa Gjykata kushtetuese të mos prononcohet për kushtetutshmërinë e PSP-së.

“Partitë kanë përgjegjësi që ta çojnë vendin drejt rrugës euro- atlantike. Kriza politike filloi të ketë pasoja negativa për vendin dhe të ardhmen evropiane. Çdo mos- marrje të masave do të reflektohet negativisht. Rezultatet konkrete dhe reformat rrënjësore në javët në vijim do të jenë kyçe nëse KE do t’i përsërit rekomandimet në raportin e ardhshëm vjetor” deklaroi Kocijançiq për “Meta”.