Maqedoni Ivanov: Nuk e tërheq vendimin, të huajt të kenë kujdes si sillen

Ivanov: Nuk e tërheq vendimin, të huajt të kenë kujdes si sillen

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot gjatë fjalimit të tij të parë para opinionit edhe njëherë përsëriti se nuk e tërheq vendimin për falje me të cilin përfshihen 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të afërt.

“Jam i bindur se vendimi i tillë për tejkalimin e krizës dhe uljen e tensioneve mes kundërshtarëve politik. Jam i vetëdijshëm për vendimin që  e solla. Secili që mendon se i kam bërë shërbim të keq dhe dëshiron që pafajësinë e tij ta dëshmojë në gjykatë, të dërgojë deri te unë kërkesë me shkrim, të cilën do ta shqyrtojnë ekspertët tanë juridik. Institucionet e sigurisë janë të bllokuara dhe ballafaqohen me rrezik që të mos mund të përgjigjen ndaj kërkesave, PSP-së i nevojitet kohë për hetimet e veta. Komuniteti ndërkombëtarë duhet të ndihmoj në këtë drejtim. Institucionet të ndihmojnë për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I inkurajoj të gjithë që kanë funksione publike, gjykatës, prokurorë, nëpunës policor që mos të bien pre e presioneve” deklaroi Ivanov.

Ai iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të kenë kujdes me sjelljen dhe veprimet e tyre, sepse siç tha, mund të keqkuptohen.