Maqedoni Han: Marrëveshja e Përzhinës nuk është e vdekur dhe është e rëndësishme...

Han: Marrëveshja e Përzhinës nuk është e vdekur dhe është e rëndësishme të mbahen zgjedhjet

Në Maqedoni duhet që të ketë zgjedhje të cilat do të jenë të pranuara nga Bashkësia Ndërkombëtare, kështu është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Han.

“Ka ardhmëri. Beteja finale është që të ketë zgjedhje. Por, mendoj se është e rëndësishme ato të pranohen nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo do të thotë, të ketë listë të pastruar zgjedhore, zgjedhjet të kalojnë pa frikësimin e kandidatëve, partive dhe personave që votojnë” thotë Han duke përgjigjur në pyetjen “Nëse Marrëveshja e Përzhinës ka ardhmëri.

Sipas tij, është e rëndësishme të ruhet perspektiva euro- atlantike. Ai ceki edhe mundësinë e zgjerimit të BE-së deri vitin 2029 për shkak të krizës së emigrantëve.

“Do të thosha se vala aktuale e emigrantëve është diç që na godet të gjithëve. Dhe askush nuk mund të besoj se mund të ketë zgjerim në 2-3 vitet e ardhshëm. Por kriza momentale, mund të them zbuloi disa dallime kulturore që janë mes vendeve- anëtare të BE-së dhe këtu duhet të bëjmë diç” shtoi euro- komisari.