Maqedoni Fermerët e Manastirit Ilievski dhe Nedelovski thirren për bisedë informative në Prokurorinë...

Fermerët e Manastirit Ilievski dhe Nedelovski thirren për bisedë informative në Prokurorinë themelore- Shkup

Prokuroria themelore- Shkup u ka dërguar ftesë për bisedë informative fermerit të Manastirit Dushko Ilievski dhe duhan- prodhuesit Kire Nedelkovski, për shkak të pjesëmarrjes në protestat e prillit të këtij viti në Shkup, ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e 56 politikanëve.

Ilievski dhe Nedelkovski, sipas ftesave, dyshohen për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Bujqit nga Manastiri në Prokurori duhet të paraqiten më 28 korrik.

“Ja, edhe prokurori Marko Zvrlevski ka vendosur të merret me mua sepse jemi regjistruar me kamerat  e televizioneve pro- qeveritare duke tentuar ta largojmë bardhin para selisë së VMRO DPMNE-së në Shkup. Vetëm ta përkujtoj Zvrlevskin se ai është i treti që dëshiron të na frikësoj që të heqim dorë nga protestat” thotë fermeri Ilievski.

Nga ana tjetër duhan- prodhuesi Nedelkovski nuk din pse është ftuar në Shkup. Në ftesën e dërguar i është thënë se dyshohet për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

“Nuk kam frikë nga padia dhe do të shkoj në Shkup. Kam të drejtë të protestoj dhe ta shpreh pakënaqësinë ndaj pushtetit” thotë ish kryesuesi i protestave të duhan- prodhuesve, Nedellkovski.

Para disa ditëve Ilievski dhe Nedelkovski u thirrën në policinë e Manastirit, gjithashtu për pjesëmarrje në protestat për dorëheqjen e kryetarit Taleski.