Maqedoni Departamenti i shtetit ka besim të plotë në ambasadën dhe ambasadorin në...

Departamenti i shtetit ka besim të plotë në ambasadën dhe ambasadorin në Maqedoni

Departamenti shtetërore amerikan e mbështet punën e ambasadorin Xhes Bejli, thuhet në përgjigjen e pyetjes së “Zëri i Amerikës” në maqedonisht, lidhur me spekulimet e disa mediave se ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së. Zëdhënësi i Departamentit, Mark Toner ishte i prerë se nuk ka ndryshim të politikë amerikane ndaj Maqedonisë.

“Politika amerikane në Maqedoni është që të përkrah integrim euro- atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për avancim drejt këtij synimit. Kjo përfshin mbështetjen e reformave demokratike, sundimin e të drejtës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshje së Përzhinës” deklaroi zëdhënësi.

Toner konfirmoi se udhëzimet për ambasadorin Bejli dhe ekipin e tij janë që të “punojnë në partneritet me autoritetet maqedonase si dhe me shoqërinë civile për avancimin e politikave amerikane dhe synimeve të SHBA-së, duke shtuar se Departamenti i shtetit ka besimin e plotë në ambasadën dhe ambasadorin në Maqedoni.

Zëdhënësi gjithashtu theksoi se SHBA si miq të Maqedonisë, fuqishëm nxitin të gjitha palët që të respektojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike dhe obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë.

“Ne duam të shohim një Maqedoni të fuqishme, në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane” tha më tej Toner.