Maqedoni Den Donçev, shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO Popullore, BM dhe...

Den Donçev, shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO Popullore, BM dhe Dinjiteti

Den Donçev është shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO Popullore, Të Bashkuar për Maqedoninë dhe Dinjitetin. Ai do të jetë gjithashtu bartës i listës së kandidatëve në njësinë e parë zgjedhore. Zyrtarisht, promovimi i kandidatëve do të jetë nesër.

Në njësinë e dytë zgjedhore, bartës do të jetë Lupço Balkovski, në të tretën Stojançe Angelov, kryetari i “Dinjitetit”. Kreu i VMRO Popullore, Lubço Georgievski do të jetë bartës në njësinë e katërt zgjedhore, Lube Boshkovskin në të pestën ndërsa e gjashta do të jetë e rezervuar për “Dinjitetin”.

Ky koalicion u formua pasi nuk arritën të bëjnë marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët me Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi.

As nga VMRO DPMNE e as nga LSDM nuk zbulojnë se kush do të jenë adutët nëpër listat e deputetëve, përmes të cilëve do të fitojnë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Afati final deri kur listat duhet të dorëzohen deri në KSHZ është të premten e ardhshme, më 11 nëntor deri në mesnatë ndërsa më 18 nëntor, KSHZ patjetër duhet t’i publikoj në shtypin ditor.

Nga partia më e madhe opozitare thonë se të dielën, në kongresin partiak do t’i publikojnë listat e kandidatëve.

Nga VMRO DPMNE gjithashtu njoftuan se listat do t’i publikojnë në ndonjë tubim më të madh, por ende janë duke i përkufizuar të njëjtat.

Tani për tani vetëm PDSH i publikoi listat e kandidatëve ku kreu Menduh Thaçi është bart në njësinë e gjashtë zgjedhore.