Bota Ballkan Daciq: Jam i dëshpëruar nga qëndrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë

Daciq: Jam i dëshpëruar nga qëndrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë

Jam i dëshpëruar nga qëndrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilat gjatë votimit në këshillin ekzekutiv të UNESKO-s janë deklaruar për rekomandim për pranimin e Kosovës në këtë Organizatë, deklaroi ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq në programin e mëngjesit në TV Pink.

“Kjo është çështje që do ta diskutojmë me këto shtete” tha ai.

Daciq tregoi se ashtu si sillet dikush ndaj interesave të Serbisë ashtu edhe Serbia do të sillet ndaj interesave të tyre.

“Nuk besoj se do të votojmë për punët e tyre në plan ndërkombëtarë” shtoi Daciq.