Maqedoni Çavkov: Konkursin e publikojmë sepse nuk mund ta bëjmë gjatë zgjedhjeve

Çavkov: Konkursin e publikojmë sepse nuk mund ta bëjmë gjatë zgjedhjeve

Konkursi për punësimin e 600 policëve në MPB është për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë dhe plotësimin e mesatares evropiane për nga numri I policëve, deklaroi sot në konferencë ministri I brendshëm, Mitko Çavkov.

Sipas tij, numri prej 600 policë për të cilët është shpallur konkursi është bazuar në strategjinë për zhvillimin e resurseve njerëzore në MPB dhe kërcënimet aktuale për sigurinë e vendit dhe rajonit.

Në pyetjen pse MPB e publikon konkursin për momentin përderisa vazhdojnë negociatat në Përzhinë dhe para zgjedhjeve, Çavkov tha se procesi në Përzhinë dhe puna e MPB-së nuk duhet të përzihen.