Bota Bullgaria akuzon Maqedoninë për infektim me brucelozë

Bullgaria akuzon Maqedoninë për infektim me brucelozë

Bruceloza në Bullgari është infektuar me dhi, e cila ilegalisht është futur nga Maqedonia për shumim, njoftoi këtë fundjavë ministri bullgar i shëndetësisë, Petar Moskov.

Siç njofton portali bullgar “Off neps”, 23 persona janë infektuar me brucelozë në qytetin Rila ndërsa këtë fundjavë janë regjistruar edhe 9 tjerë.

“Numri i madh i të sëmurëve ka të bëjë me mos- respektimin e dispozitave të organeve shëndetësore. Nuk mund të mbahet qumësht i pazier në temperaturë prej 35 gradëve dhe të përdoret si ilaç”, theksoi Moskov.