Maqedoni Brukseli: Ka shumë punë për zgjedhje të besueshme

Brukseli: Ka shumë punë për zgjedhje të besueshme

Ka progres në përgatitjet për zgjedhjet, por ka shumë punë- vlerësoi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

“Nga afër ndjekim zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Kur jemi te përgatitjet për zgjedhje që duhet të mbahen pas 2 muajve, është bërë progres, por nevojitet shumë punë që të ketë zgjedhje të besueshme në bazë të standardeve” deklaroi Kocijançiq.

Ajo theksoi se duhet të vazhdoj zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos si dhe zbatimi i reformave urgjente.

“Në Maqedoni, ka krizë politike të cilën ne bashkë me partnerët e vendit e zbutëm, ndërkaq në interes të vendit dhe para se gjithash të qytetarëve është që kjo krizë të zgjidhet. Shpresojmë që partitë do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe ajo që është nënshkruar në Përzhino në lidhje me zgjedhjet, por gjithashtu në lidhje me reformat prioritare, përsëris, gjithçka në dobi të vendit dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kocijançiq.