Bota Ballkan Beogradi këmbëngul në BE për zgjidhje të qetë të krizës në Maqedoni

Beogradi këmbëngul në BE për zgjidhje të qetë të krizës në Maqedoni

Diskursi publik i cili thërret në dhunë, në mungesë të dialogut esencial mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mos- stabiliteti në Maqedoni, paraqesin kërcënim serioz dhe të hapur për qetësi në Evropën Juglindore- është porosia kryesore e dokumentit jozyrtar që ministrja serbe për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ia kanë dorëzuar ambasadorëve të vendeve- anëtare të BE-së në Beograd.

Në dokumentin i cili është dorëzuar në takimin e Qeverisë së Serbisë, Beogradi këmbëngul në kërkesën për zgjidhje të baraspeshuar dhe të qetë politike për krizën e Maqedonisë si dhe për respektim të pakusht të normave ndërkombëtare lidhur me respektimin e integriteti territorial dhe sovranitetit të shteteve të pranuara ndërkombëtare dhe “refuzimin e dhunës si mjet për realizimin e synimeve politike”.

Gjithashtu Serbia apelon të gjithë aktorët relevant ndërkombëtar “të dënojnë retorikën agresive e cila e fut rajonin e Ballkanit Perëndimor në përplasje dhe ndasi të reja” dhe apelon “për vazhdim urgjent të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve” nën patronazhin e BE-së.

Në dokument përmenden shembujt e ri të “deklaratave jopërgjegjëse dhe provokuese dhe retorikës agresive” të liderëve politik në Shqipëri, Kosovë, në jug të Serbisë, me vlerësim se bëhet fjalë për lëvizje të koordinuara për promovimin e idesë për “Shqipëri të Madhe”.