Maqedoni Bejli shpreh shqetësimin për shkak të shkeljes së afatit për KSHZ

Bejli shpreh shqetësimin për shkak të shkeljes së afatit për KSHZ

Ambasadori amerikan Xhes Bejli shpreh shqetësim për shkak të shkeljes së sërishme të afateve të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos.

“Jam i shqetësuar për shkak të afatit të lëshuar për emërimin e KSHZ. Pavarësia, përvoja dhe ekspertiza duhet të jenë kriter për emërimin e përfaqësuesve jo- partiak” shkroi ambasadori amerikan në rrjetin “Twitter”.

Bejli theksoi se KSHZ duhet të përfundoj shumë punë deri në prill sepse koha është e shkurtër.