Maqedoni Bejli dhe Garet përshëndetën emërimin e KSHZ-së dhe thirrën të denoncohen keqpërdorimet

Bejli dhe Garet përshëndetën emërimin e KSHZ-së dhe thirrën të denoncohen keqpërdorimet

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet përmes rrjetit social “Twitter” përshëndetën emërimin e ekspertëve të KSHZ.

“Hap i rëndësishëm për dakordimin e anëtarëve final të KSHZ-së, detyra e parë e tyre është emërimi i sekretarit të përgjithshëm profesionist. Ngel edhe shumë punë. I bëj thirrje pushtetit, OJQ-ve dhe qytetarëve që plotësisht të mbështesin KSHZ-në dhe të denoncojnë çfarëdo probleme apo keqpërdorime” shkroi Bejli.

Ambasadori britanik Garet vlerësoi se emërimi i anëtarëve të KSHZ-së është lajm i mirë dhe porositi se këto zgjedhje duhet të jenë më ndryshe nga ato deri më tani.

“Lajm i mirë. Qeveria dhe institucionet tjera duhet t’i japin mbështetje të plotë KSHZ-së. Të gjithë qytetarët dhe sektori civil të denoncojnë deri në KSHZ çfarëdo keqpërdorime. Këtë herë do të jetë më ndryshe” shkroi ambasadori Garet.