Korrespondentë Arifi: Thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen...

Arifi: Thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit

“Thirrjet për ndarje dhe padurim, nuk duhet të jenë pjesë e agjendave të partive politike. E ardhmja e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fesë dhe kombit, është BE dhe për këtë është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet ndërsa thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit”, u përgjigj nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve lidhur me thirrjet e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski për padurim etnik.

Arifi sot në Tetovë u takua me euro- ambasadorin, Samuel Zhbogar në suazat e projektit “BE për ty”.

I pyetur për situatën aktuale politike, euro- ambasadori Zhgobar shtoi se mesazhi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini është shumë më i rëndësishëm nga ajo që ai mund ta thotë. Për atë nëse do të anulohen zgjedhjet lokale, Zhbogar shtoi se për këtë “duhet të përgjigje partitë”.