Maqedoni Arifi: Me LSDM-në biseduam për pozicionet fillestare

Arifi: Me LSDM-në biseduam për pozicionet fillestare

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të BDI-së dhe LSDM-së në hotelin “Holiday In” tha se është mbajtur diskutim konstruktiv, por se fjalën e fundit do ta ketë kryesia e partisë BDI.

“BDI është parti politike e cila është e hapur. Ne sot kishim bisedime për pozicionet tona iniciale. Opinioni është njoftuar për kornizat tona, do të thotë integrimi në BE, realizimi i Marrëveshjes së Përzhinës lidhur me çështjen e PSP-së. Gjithashtu, çështjet që lidhen me realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimi i vendit tonë në BE dhe NATO së bashku me barazinë e plotë të shqiptarëve. Kështu që, kishim diskutim konstruktiv, ndërsa vendimet finale do të merren nga kryesia e BDI në kryer me liderin Ahmeti” tha Arifi.

Nga LSDM, përfaqësues në takim ishin zv- kryetarja Radmila Sheqerinska, Renata Deskoska dhe Oliver Spasovski ndërsa nga BDI krahas Arifit, ishin kryetari i Çairit, Izet Meyhiti dhe i pari i Gostivarit, Nevzat Bejta.