Maqedoni Gjykata e Apelit gazetarit Kezahroivski i shqiptoi dy vjet burg

Gjykata e Apelit gazetarit Kezahroivski i shqiptoi dy vjet burg

Gazetari Tomisllav Kezharovski është gjykuar me dy vite dënim me burg nga gjykata e apelit vendim, i cili vendim është sjell sot nga gjykata Themelore Shkup 1,deklaruan  nga gjykata.

Gjykimi nga Apelacioni pason pas ankesës së Kezharovskit në aktgjykimin e shkallës së parë me të cilën akt ai ishte i gjykuar me katër vite e gjysmë dënim me burg për rastin “Likuidimi”, kurse ishte i akuzuar sepse e kishte zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur me rastin e vrasjes në fshatin e Velesit, Oreshe. Kezharovski i kaloi 5 muaj në paraburgim në burgun hetimor “Shkupi”, kurse nga nëntori të vitit 2013 gjendet në paraburgim shtëpiak.