Maqedoni Ambasada e SHBA-së: Të shqetësuar jemi nga vendimi i Këshillit të...

Ambasada e SHBA-së: Të shqetësuar jemi nga vendimi i Këshillit të Prokurorëve

Me reagim për vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik që miratoi 14 kandidatë, doli  edhe ambasada e ShBA-së, thonë se janë të shqetësuar për vendimin e Këshillit.

“Të shqetësuar jemi për shkak të vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe po shqyrtojmë situatën”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Për këtë reagojë  edhe  ndërmjetësuesi  i bisedimeve Piter van Hojte. Sipas tij  vendimi i këshillit e shkel Ligjin për prokuror special publik të cilin e nënshkruan partitë se do ta respektojnë.

Pas vendimit të Këshillit, LSDM i ka braktisur bisedimet e grupit të punës.