Maqedoni Nëse sonte liderët merren vesh, nesër ligjet në Kuvend

Nëse sonte liderët merren vesh, nesër ligjet në Kuvend

Në Klubin e Deputetëve filloi takimi me liderin e VMRO- DPMNE-së Nikolla Gruevski, të  LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSh-së Menduh Thaqi.

Pritet që liderët që kanë firmosur Marrëveshjen e Pëzhinos të tregojnë fjalën e fundit lidhur me çështjet e hapura për Ligjin e Qeverisë  dhe Ligjet për privatësi.

Në takim marrin pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Xhes Bejli dhe ndërmjetësuesi belg Piter Vanhaute.

Nëse sonte liderët e partive politike merren vesh për çështjet e pazgjidhura lidhur me Marrëveshjen e Përzhinos,  që nesër mundet që ligjet të jenë në seancë parlamentare.