Maqedoni Zhbogar dhe Vangelovski kanë biseduar për ngecjen në gjyqësor

Zhbogar dhe Vangelovski kanë biseduar për ngecjen në gjyqësor

Euro- ambasadori Samuel Zhbogar sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski në të cilin është biseduar për situatën në gjyqësorin e vendit.

Detaje nga takimi nuk ka, por Zhbogar në rrjetin social Twitter shkurtë deklaroi se: “Me kryetarin e Supremes biseduam se çfarë duhet të bëhet që të ndalohet ngecja në gjyqësor. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë”.

Nga Supremja sot nuk kishte informacion zyrtar për takimin e as nuk kishte kumtesë në faqen zyrtare gjegjësisht në portalin e kësaj gjykate, ku kohëve të fundit shpallen të gjitha risitë dhe njoftimet e gjykatave në vend.