Bota Vendet e BE-së votuan shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve

Vendet e BE-së votuan shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve

Sot ministrat evropiane për punë të brendshme dhe drejtësisë sollën vendim për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve nga Greqia, Italia dhe vendet tjera anëtare që direkt janë të prekur nga kriza e refugjatëve, njoftoi KE.

“Në përputhje me këtë vendim, BE tani është në pozitë që në dy vitet e ardhshme të shpërndaj gjithsej 120 mijë njerëz që kanë nevojë për mbrojtje. Komisioni dhe agjencitë e BE-së do të koordinohen së bashku me vendet- anëtare për ta zbatuar marrëveshjen” thuhet në njoftimin e Komisionit.

Ky plan i KE-së u propozua para tre javëve, por deri më tani nuk kishte pajtueshmëri për zbatimin e tij.

Të mërkurën në Bruksel mbahet samiti i jashtëzakonshëm që do t’i kushtohet krizës së refugjatëve. Shefat e shteteve do të përpiqen të japin përgjigje në çfarë mënyrë të zgjidhet kriza e Sirisë dhe si t’i ndihmohet Turqisë e cila deri më tani ka marrë rreth 2 milion refugjatë. Temë pritet të jetë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së.