Maqedoni Zaevi dhe Ahmeti kanë biseduar për “pozicionet e partive”, pa u futur...

Zaevi dhe Ahmeti kanë biseduar për “pozicionet e partive”, pa u futur në detaje

Lideri i LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti sot kanë pasur takim, ku siç njoftojnë nga LSDM-ja, kanë biseduar për pozicionet e të dy partive në periudhën pas- zgjedhore, “pa u futur në detaje apo çështje konkrete”.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh mes kryetarit të LSDM-së, Zaev dhe atij të BDI-së, Ahmetit, pas zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Në takim parimisht janë diskutuar pozicionet e dy palëve, pa u futur në detaje apo çështje konkrete”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga partia thonë se në periudhën e ardhshme, ka mundësi të ketë takim mes dy palëve, ku opinioni do të informohet në mënyrë përkatëse.

Takimi Zaev- Ahmeti vjen një ditë pas bisedimeve që kreu i Integristëve i kishte me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Ali Ahmeti, pas çka, siç njoftojnë nga të dyja blloqet, theksi është vënë në dy pika më saktë në “analizën e rezultateve zgjedhore si dhe analizën e gjendjes aktuale politike”.