Bota Ballkan Në Serbi arrestohen 15 persona të akuzuar për vjedhje të identitetit të...

Në Serbi arrestohen 15 persona të akuzuar për vjedhje të identitetit të vëllait të kryeministrit

Në disa qytete në Serbi, mbi 15 persona janë arrestuar sot në mëngjes, në suazat e hetimit për vjedhjen e identitetit të Andrej Vuçiq, vëllai i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.

Bëhet fjalë për hetimin e rastit ku, letërnjoftimi me të dhënat e Andrej Vuçiq është përdorur për regjistrimin e ndërmarrjes fantom “Asomakum”.

Çështja për punën e kësaj ndërmarrje është ngritur vjeshtën e kaluar në Parlamentin e Serbisë nga deputeti i SR, Zoran Zhivkoviq.

Kryeministri Vuçiq menjëherë pas kësaj deklaroi se vëllait të tij i është vjedhur identiteti ndërsa ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq theksoi se policia “pa nevojë ka konfirmuar” se ka ekzistuar falsifikim të letërnjoftimit t