Bota Nga zjarri i madh në Baku vdesin 16 persona

Nga zjarri i madh në Baku vdesin 16 persona

Së paku 16 persona e kanë humbur jetën në një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë banimi prej 16 katëshe në kryeqytetin e Azerbajxhanit.  Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 63 persona të tjerë janë lënduar prej zjarrit që u përhap sot në qarkun Binaqadi të Bakus.  Ministri i brendshëm, Ramil Usubov dhe Prokurori i Përgjithshëm, Zakir Qaralov, kanë dal në vendin e ngjarjes.  Qaralov iu ka thënë gazetarëve se një ekip që përbëhet prej përfaqësuesve të Ministrisë së Emergjencave, asaj të Brendshme dhe zyrës së Prokurorit do e hetojnë shkaktarin e zjarrit. Ai ka shtuar se hetimi paraprak tregon se zjarri është shkaktuar nga “kualiteti i dobët” i mbulesës së jashtme të ndërtesës. Nuk janë dhënë detaje të tjera.