Deponia mes Shuto Orizares dhe Vizbegut ka dy javë që merr flakë, ndërkaq dje sërish ka dalë nga kontrolli. Qytetarët pyesin se “ku t’i dërgojnë fëmijët, sepse kudërmon edhe në mëngjes”, kurse kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush thotë se sot është 8 Marsi, duhet ta lëmë ditën të kalojë në festë, duke aluduar që mos të merremi me këtë problem. Inspektoratet ankohen se nuk kanë kapacitete për të kujdestaruar në deponinë, ndërkaq organizatat kërkojnë rezultate, transmeton Portalb.mk.

Deponia ka 10 ditë që ka filluar të pastrohet, por ende nuk është larguar në tërësi. Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk, se pse nuk po angazhojnë më shumë ekskavatorë, që të pastrohet më shpejtë, ai tha se nuk ka më shumë mjete, sepse banorët e Shuto Orizares nuk paguajnë tatime dhe komunale, ndërkaq tha: “Do të ju lus, sepse sot është 8 Marsi, dhe besoj që duhet ta lëmë ditën që të kalojë me festë”.