Maqedoni VMRO DPMNE nesër do të organizoj tubim të madh popullor

VMRO DPMNE nesër do të organizoj tubim të madh popullor

Partia në pushtet VMRO DPMNE nesër më ora 15 në qendrën sportive “Boris Trajkovski do të mbaj tubim të madh popullor, paralajmëroi Unioni i forcave të reja të VMRO DPMNE-së në faqen e tyre në Facebook.

“VMRO DPMNE porosit se është koha për t’i vënë fund krizës politike. Është fundi për shkatërrimet, konfliktet, luajtjes me ndjenjat e njerëzve, fundi për dëmet dhe prishjen e imazhit të shtetit. Pa marrë parasysh dëshirat dhe skenarët e oponentëve tanë ne çdoherë jemi dalluar me vetëdije tjetër se ata, ndjenjë më tjetër ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit sepse interesat tona çdoherë kanë qenë para të gjithë tjerëve. Tani i duhesh Maqedonisë” thuhet në njoftimin në Facebook.